Toyota investon në zhvillimin e veturave që fluturojnë

  • 4 years ago
Prodhuesi i veturave, Toyota i Japonisë thotë se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që punon për të zhvilluar vetura fluturuese të cilat do të siguronin ?shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror?.


Toyota, më 16 janar, tha se investimi në transportin ajror ka qenë një ?qëllim afatgjatë?.

Presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, tha se kompania që ai e udhëheq po transformohet.

?Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë në biznesin e veturave, kjo marrëveshje vendos vështrimin tonë në qiell?, tha Toyoda në një deklaratë.

?Përmes kësaj përpjekjeje të re dhe emocionuese, shpresojmë të ofrojmë lirinë e lëvizjes dhe kënaqësisë tek klientët kudo, në tokë, dhe tani, në qiell? tha ai.

Investimi i Toyota-s do të bëhet në kompaninë Joby Aviation, e cila po zhvillon një mjet transporti elektrik, me katër pasagjerë, që ngritet dhe ateron vertikalisht, si një helikopter.

Kompania parashikon që prodhimi i saj të përdoret për transport komercial.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Toyota#TopChannel