Panairi Fiera del Levante anullohet - (14 Prill 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

1 view
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dështon organizimi i edicionit të tretë të panairit ?Fiera del Levante?, i parashikuar për tu organizuar në Tiranë në muajin Qershor. Presidenti i ?Fiera del Levantes?, Francesko Divella ka akuzuar drejtorin e Qendrës Ndërkombëtare te Kulturës për keqtrajtim në raport me organizatorët e tjerë të panairit në pagimin e qerasë.

Divella thekson se oferta ndaj tij rezulton të jetë shumë më e lartë se tarifat e praktikuara për organizatorët e tjerë të panaireve. Divella ka kërkuar gjithashtu ti vihet në dispozicion për këtë panair krejt sipërfaqja e QNK, por ka marrë njoftim se nuk mund të marrë më shumë se 800 m2. Në këto kushte ne tërhiqemi për organizimin e ?Fiera del Levantes? në Shqipëri ka deklaruar Franceko Divella.

?Fiera del Levante?, ka organizuar në Shqipëri gjatë viteve 1998-1999 dy edicione panairesh. Edicioni i kaluar i panairit ?Fiera del Levante?, solli në Tiranë kryeministrin Italian Masimo D?alema. Ky dhe kryeministri Majko e cilësuan këtë panair si urë lidhëse jo vetëm ekonomike por edhe politike mes dy vendeve.

Anullimi i këtij panairi ka të ngjarë të komentohet si një tjetër rast i pakëndshëm në vargun e incidenteve të fundit që kanë ftohur marrëdhëniet midis Tiranës dhe Romës./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame