Strasburgu dënon me 15 mijë euro Shqipërinë për keqtrajtimin e një të burgosuri të sëmurë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar që të ndërtojë një spital të përshtatshëm për persona që i është privuar liria dhe që ndjekin mjekim të detyruar.

Rekomandimi nga gjykata e Strasburgut ka ardhur pas shqyrtimit të çështjes së Arben Strazimirit, i cili u dënua për sulmin me thikë në vitin 2008 ndaj mjekut Ali Refatllarit, ish shef i kirurgjisë në QSUT.

Gjykata vlerëson se Strazimiri është mbajtur në burg ndërkohë që duhet të ishte në një institucion të posaçëm të trajtimit të problemeve psiqike.

Gjithashtu në lidhje me këtë çështje gjykata ka ndëshkuar shtetin shqiptar me një gjobë prej 15 mijë euro duke argumentuar se dëmshpërblimi duhet t'i shkojë atij për faktin se trajtimi ndaj tij ka qenë çnjerëzor në burg.

Gjykata konstatoi se legjislacioni shqiptar nuk parashikonte të drejtën e kompesimin për trajtimin e paligjshëm të individëve në situatën specifike të z. Strazimiri.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/strasburgu-denon-me-15-mije-euro-shqiperine-keqtrajtimin-e-nje-te-burgosuri-te-semure

Follow RTV Ora

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/vFJcZYBdOss
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp