“E hëna blu”, dita më e trishtuar e vitit!

  • 4 years ago
Humor i keq, malinkoni, dëshpërim? Mos u shqetësoni: kjo ishte e hëna blu, dita më e trishtuar e të gjithë vitit.


Bëhet fjalë për të hënën e tretë të janarit, njohja e të cilës si e hëna blu, lindi në 2005 nga një ide e doktorit Klif Arnall, një psikolog i universitetit të Kardifit që ka studiuar një formulë matematikore për të kryqëzuar disa kurba si moti, ndjenja e fajit për paratë e shpenzuara për vit të ri, rënia e motivimit pas festave dhe nevoja në rritje për të bërë diçka.

Përzierja shpërthyese e kujtimeve të festave të fundvitit që largohet, ditët më të shkurtra dhe më gri dhe llogaritë bankare gjithnjë e më të lehta, kanë sjellë si rezultat një formulë e cila na prezanton me të hënën blu, që këtë vit, u shënua më 20 janar. Por ekspertët kanë edhe një seri këshillash për të hedhur pas shpine trishtimin e këtyre 24 orëve. Mjafton të bëhet ndonjë ndryshim që do të ndihmojë në rikuperimin e energjisë dhe humorit të mirë, të dalësh nga shtëpia dhe të gjesh kohë për aktivitete fizike; apo thjeshtë të takosh një mik. E nëse të gjitha këto nuk funksionojnë, mbahuni fort, sepse e marta, 21 janar, është dita e përqafimeve, mënyra më e mirë për tu ngushëlluar dhe për të reduktuar stresin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Moon#Blue#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended