Ora News - Çifti u përlesh me grabitësit dhe më pas u plagosën, autorët dyshohet se janë të afërm

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze në Tiranë dyshohet se u plagosën dhe grabitën nga persona të afërm.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se për këtë arsye janë duke u verifikuar të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë në këtë banesë.

"Autorët kanë hyrë nga pjesa prapa vilës, më pas janë ngjitur në katin e dytë dhe janë drejtuar tek dhoma ku dyshohet se çifti mbante një sasi parash", raporton Besar Bajraktaraj.

Autorët janë pikasur nga vajza e tyre, e cila ka thirrur prindërit dhe më pas ata janë përleshur me dy autorët.

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze ndodhen në spital. 61-vjeçari i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte marrë një plumb në bark. Sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është duke përmirësuar. E njëjta situatë paraqitet edhe për bashkëshorten 59 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 janar), ndërsa policia po vijon verifikimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/plagosja-e-ciftit-gjate-grabitjes-autoret-dyshohet-se-jane-te-aferm

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp