Nën shenjën e “Miut”/ Azia përgatitet për vitin e ri hënor

  • 4 years ago
Viti i ri hënor, mbërrin më 25 janar. E ndërkohë, rrugët e Taipeit dhe tempujt e tij, janë mbushur me blerës apo besimtarë, në prag të fillimit të vitit të miut.


Miu, është i pari nga të gjitha kafshët e zodiakut kinez dhe besohet se ai mund të sjellë shumë fat, vecanërisht tek shëndeti.

?Ky vit, 2020, është viti i miut. Kinezët besojnë se miu mund të sjellë shëndet dhe fat ndaj edhe ne kemi fraza të tilla si ?Viti i miut do të sjellë fat të mirë?, ?paratë do të të ngjisin në vitin e miut? dhe ?viti i miut do të të sjellë plot të mira?, tha një burrë.

Viti i miut, është i pari në 12 shenjat e zodiakut kinez, ndaj nga shumëkush besohet se ky vit do jetë i mbushur me risi apo do të jetë një fillim i ri.

Viti i ri hënor, është fillimi i një viti kalendarik, muajt e të cilit janë ciklet e hënës. Ai shënohet gjerësisht në azinë lindore dhe atë juglindore, ku përgatitjet për festime nisin ditë më parë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NewYear#Moon#TopChannel