RTV Ora - Eksperti Ceko: Bashkia Tiranë nuk ka paraqitur raportin vjetor për transparencën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #intervista
Investimet në infrastrukturën rrugore në Shqipëri nuk bëhen transparente, madje ato shpesh herë janë edhe pa cilësi. Për këtë në bashkëpunim me Ora News kompania daneze ?Dynatest? po verifikohen parametrat e realizuara në ndërtimin e rrugëve të kryeqytetit.

Për ekspertin Enriko Ceko Bashkia e Tiranës është një ndër bashkitë që nuk ka paraqitur raportin vjetor për transparencë.

Sipas tij buxheti i bashkisë së Tiranës është rritur nga viti në vit, por nuk ka transparencë, pasi duhet të reflektohet në produkte dhe shërbime për qytetarët.

Enriko Ceko: Bashkia e Tiranës është një ndër bashkitë që nuk ka paraqitur raportin vjetor për transparencë dhe ligji e dënon kryetarin e bashkisë me 5 mijë lekë. Është qesharake gjoba që i vihet drejtuesit të një bashkie nëse nuk paraqitet raporti vjetor.

Bashkia e Tiranës ka pasur para 7 vitesh vetëm 24-28 mln euro në vit buxhet. Në këto 6 vite është 5-fishuar, 124-128 mln euro në vit buxhet dhe për vitin 2020 mendohet të jetë 200 mln euro. Është një gjë shumë e mirë, por që ky buxhet duhet të reflektohet në produkte dhe shërbime për qytetarët.

Kur flasim për infrastrukturën rrugore në Shqipëri ka 18500 km rrugë, por pjesë më e madhe është e trashëguar. Ne vetëm 500 km autostradë të ndërtuar, por edhe ajo në gjurmët e vjetra.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/eksperti-ceko-bashkia-tirane-nuk-ka-paraqitur-raportin-vjetor-transparencen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp