107-Vjetori i Policisë, Hajdarmataj: Inkriminimi nis nga majat, janë riaktivizuar grupet kriminale

  • 4 years ago
Viti 2020 do të niste jo pak i qetë nisur nga ngjarjet e rënda kriminale që shkaktuar 4 viktima në 9 ditë. Në një intervistë për Report Tv, ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj shprehet se ka një riaktivizim të grupeve të vjetra kriminale.

?Fatkeqësisht ky vit nuk ka nisur hiç mirë përsa i përket kriminalitetit. Ka një riaktivizim këtë vit të grupeve të vjetra të hasmërive të vjetra. Ka një tendencë të riaktivizimit të grupeve të vjetra. Pra, ne kemi bërë një goditje, kur është bërë të këtyre grupeve, tani po riaktivizohen.