SHKODËR, SI E NXITI AMBASADORI GJERMAN 14 JANARIN 1990

Star Plus Tv

by Star Plus Tv

1 view
10 ditë përpara demonstratës së 14 janarit 1990, një nga organizatorët, Rini Monajka do të takonte rastësisht në Shkodër ambasadorin gjerman në atë kohë Ëerner Daum i cili në një bisedë të shkurtër e nxiti Monajkën që qytetarët të lëviznin për rrëzimin e sistemit monist.

Detajet e këtij takimi i tregoi një nga të njohurit e të ndjerit Rini Monajka, studiuesi Ardian Ndreca gjatë aktivitetit të qendres "Memo" në kinema "Millenium" në 30 vjetorin e tentativës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër.

Studiuesi Ndreca tregon edhe se si i dërgoi fjalë Pjetër Arbnorit pak kohë pasi kishte dalë nga burgu se do të organizohej demonstrata me 14 janar 1990 por Arbnorit i kishte humbur besimi se regjimi monist mund të rrëzohej.

Gjon Radovani, organizator i këtij aktiviteti shprehet se PD ka monopolizuar çdo ngjarje që lidhet me antikomunizmin në një kohë kur kjo forcë politike nuk ka bërë asgjë për ish të përndjekurit.

Huana Kurti e cila doli bashkë me djalin e saj të vogël asokohe dhe bashkëshortin mes emocionesh rrëfen bisedën me vjehrrin e saj i cili edhe pse kishte vuajtur torturat e monizmit i dha zemër edhe pse nuk mohonte rrezikun që u kanosej.

14 janari është lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri në vitet '90 për t'u pasuar më pas një sërë lëvizjesh të tjera në Shkodër që kulmuan me protestat në Tiranë duke rrëzuar sistemin monist.