Në Kosovë sot përkujtohet Reçaku, masakra më mizore e regjimit të Millosheviqit

  • 5 years ago
Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes ndodhi një nga masakrat më mizore në luftën e Kosovës. Forcave militare e paramilitare serbe vranë 45 civilë shqiptarë, ngjarje kjo e cila ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Uilliam Ualker. Kjo masakër që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Recommended