Festivali i kinemasë në Kanë/ Spike Lee, i pari president me ngjyrë!

0 views
Spike Lee është zgjedhur president i jurisë së edicionit të 73 të festivalit të kinemasë në Kanë, që do të mbahet nga 12 deri më 23 maji i 2020.


Ai është i pari person me ngjyrë që merr rolin prestigjoz, që vitin e kaluar i takoi kineastit meksikan Alejandro Inarritu.

?Ndihem i nderuar që bëhem personi i parë i diasporës afrikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e marr këtë rol?, ka deklaruar regjisori 62 vjecar amerikan.

?Kur më thirrën, nuk mund ta besoja, isha i lumtur, i habitur dhe i nderuar në të njëjtën kohë?, tha Lee që në filmat e tij ka trajtuar edhe tema politike dhe sociale si racizmi dhe dhuna. Në vitin 2018, pas një mungese prej 22 vitesh, Spike Lee u rikthye në garën e Kanës me BlacKkKlansman, që më pas mori çmimin Gran Prix të jurisë.

Presidenti i festivalit të kanës Pierre Lescure dhe drejtori artistik, Thierry Frémaux, kanë përshëndetur zgjedhjen duke thënë: ?Perspektiva e Spike Lee ka më shumë vlerë se kurrë. Kana është vendlindja natyrale dhe shtëpia e rezonancës globale për ata që rizgjojnë mendjen dhe shkundin paragjykimet. Personaliteti rrëzëllitës i Spike Lee do të prekë shpirtrat. Çfarë lloj presidenti jurie do të jetë? Do ta zbuloni në kanë!?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpikeLee#Cinema#TopChannel