Ora News - Postriba në protestë kundër gurores: Po na bën jetën të pajetueshme

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
I janë rikthyer protestave, banorët e fshatrave Domen dhe Rasek të njësisë administrative Postribë. Ata kundërshtojnë me forcë lejen minerare të shfrytëzimit të mineralit gëlqeror të mermerizuar, që ndodhet në këto fshatra. Përveç dëmeve në banesa dhe kullota, ato thonë se prej javësh po përballen edhe me ndotjen e ujit të pijshëm, ku falë ndërhyrjeve të firmës që po gërryen malin, e kanë të pamundur të konsumojnë këtë ujë.

?Kjo gurore punon mbi burimin e ujësjellësit që furnizohet njësia administrative Postribë. Gjithashtu ka prishur kanalin vaditës me të cilën vaditen disa ha tokë dhe sot e kësaj dite këto ha thahen nga uji."

Të gjitha ministrive, pushtetit vendor dhe deri tek kryeministri ju kanë dërguar një lumë shkresash, por absurdi i një prej përgjigjeve është se në zonë nuk punohet, kur në fakt thonë banorët ndodh e kundërta.

?Peticionin ia kemi drejtuar të gjitha institucioneve por thonë se në zonë nuk punohet. Ndërkohë janë 7 shtëpija të dëmtuara"

Nëse shteti do të vijojë të heshtë, thonë se do të bëjnë vetëgjyqësi, pasi fshati është bërë i pajetueshëm.

Për të tilla ndërhyrje që po kryhen në këtë zonë banorët e këtyre fshatrave kanë protestuar disa herë, e madje me vendim të këshillit bashkiak, u ndryshua zona e shfrytëzimit, por sërish sipas këtyre familjeve demi është i njëjtë. Bashkia Shkoder zyrtarisht ka deklaruar se heq dorë nga çdo përgjegjesi, pasi ministria e mjedisit dhe ajo e energjitikës nuk e kanë pyetur për lejen që kanë dhënë, ndonëse territori është i saj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/postriba-ne-proteste-kunder-gurores-po-na-ben-jeten-te-pajetueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended