Report TV -Shehi: Zgjedhje në pranverë! Kush do që kalamajtë mos t'i ikin si sirian nëpër botë

  • 4 years ago
TIRANË - Opozita ende nuk ka vendosur nëse do t?i rikthehet protestave me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvllim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili ka theksuar se opozita i qëndron kërkesës së saj largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

"Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t'i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë", thotë Shehi për Report Tv.