Rrezik nga Irani! Prodhimi i armëve bërthamore, takim urgjent mes ministrave të BE-së

  • 4 years ago
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të prodhojë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen atomike me fuqitë globale.


Kryediplomati francez e bëri deklaratën përpara një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet për shkak të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që mbërrinin pikën kulmore javën e kaluar me vrasjen e komandantit të lartë iranian, Qasem Suleimani.

Teherani njoftoi se do të reshtë së zbatuari kufizimet që parashihen në marrëveshjen bërthamore. Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi ta tërheqë në 2018-tën Amerikën nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit. Ky i fundit këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile. Trumpi pretendon se marrëveshja ishte e pamjaftueshme dhe duhet të rinegociohej pasi nuk e zgjidh problemin e programit të raketave balistike të Iranit ose përfshirjen e tij në konfliktet rajonale.

BE-ja nga ana tjetër tregon se nuk do të ?kursejë asnjë përpjekje? për të mbajtur të gjallë marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#ArmeBerthamore#TopChannel