Punimet për rikonstruksionin e maternitetit të ri të Beratit do të përfundojnë brenda 14 muajve.
Ministrja Ogerta Manastirliu teksa inspektoi zbatimin e projektit tha se ky është investimi i parë madhor pas 18 vitesh. Sipas saj ky maternitet do të ofrojë standarde më të mira të shërbimi për nënat dhe fëmijët.
"Do të kemi një maternitet të ri të standardeve dhe kushteve bashkëkohore" u shpreh ministrja.
Me buxhetin e vitit 2020 do të nis rindërtimi i maternitetit ?Mbretëresha Geraldinë? ndërsa do të vijojnë punimet edhe për ndërtimin e maternitetit të Beratit, Lezhës dhe Kukësit.