Report TV -Më shumë lekë në xhep në 2020, ekspertja: Vështirë të arrihet! Qytetarët: Shpresojmë

  • 4 years ago
TIRANË- Pas një ecurie jo pozitive të ekonomisë së vendit, e cila u përgjysmua në gjashtëmujorin e parë të 2019, skepticizmi i ekspertëve vijon edhe për vitin 2020. Me goditjen që dha tërmeti i 26 nëntorit, që detyroi Financat të ndryshojnë edhe disa zëra të buxhetit, ekspertja për ekonominë Elona Shehu shprehet se tashmë është akoma edhe më e vështirë të realizohet objektivi prej 4.1% për rritjen ekonomike. Sipas saj efektet tërmeti i dha në reduktimin e investimeve publike.

?Duke filluar që nga eliminimi i investimeve publike të cilat janë ato që i japin frymëmarrje ekonomisë së vendit. Por në momentin që ti i ul investimet publike dhe nuk ke një plan të qartë se cilat janë investimet e huaja direkte, se cilat janë investimet private që do të përthithësh me atë paketë fiskale që ti parashikon, atëherë është pak skeptik edhe parashikimi 4.1% i rritjes ekonomike?, tha Shehu.