Këshilltari i Jankullovskës, në krye të SPB-së së Shkupit?

  • 4 years ago
Ministria e Punëve të Brendshme nuk konfirmon emrat e të zgjedhurve të ministrit Naqe Çulev për të drejtuar sektorët më të rëndësishëm të këtij institucioni. Megjithatë, mediat kanë arritur të zbardhin pjesën më të madhe të tyre. Në krye të Sektorit për Punë të Brendshme të Shkupit pritet të vijë Risto Stavrevski, ish këshilltar i Gordana Jankullovskës. Zëvendësministrja plotësuese dhe LSDM-ja, në këtë fazë, nuk komentojnë përzgjedhjen e ministrit.