Ministria shqiptare e mbrojtjes është përpjekur të fashisë shqetësimet që lindën pas lajmit se dhjetëra raketa iraniane ishin lëshuar orët e para të ditës mbi dy baza amerikane në Irak.
Burime pranë saj sqaruan për Top Channel se nga Forcat tona të Armatosura nuk ka asnjë efektiv në këtë vend. Sa i takon civilëve, në Erbil rezulton të ndodhen rreth 30 shqiptare, te punësuar ne vende te ndryshme dhe 12 persona të tjerë janë në Bagdad.
Mësohet se nuk ka asnjë shqiptar të dëmtuar. Klevi Hajdini, specialist buxheti, punësuar nga NATO në Bagdad ishte i vetmi nga trupat shqiptare atje dhe është evakuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e aleancës dhe është dërguar në bazën ushtarake në Kuvajt. Ndërkohë në Kosovë, panorama është ndryshe.
IndeksOnline mësoi nga burime të tij se në bazën kryesore amerikane në Irak ?Al Asad?, e cila ishte në vijën e parë të goditjes së Teheranit, gjenden rreth 300 kosovarë, që punojnë për kompaninë ?KBR inc?, e cila ka bazë të njëjtë edhe në Bond Steel.
Sipas të njëjtave burime, këta persona vijnë kryesisht nga qyteti i Ferizajit, dhe kanë profile të ndryshme pune në këtë kompani. Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Ministria e jashtme e Kosovës i këshilloi qytetarët kosovarë të shmangin udhëtimet drejt Iranit, Irakut dhe Jemenit, si vende ku tensionet janë të larta.
Ministria ka aktivizuar ndërkohë dhe misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për t`i ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në rajon, duke pasur parasysh se ka mjaft prej tyre që punojnë atje për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KlejviHajdini#Iran#TopChannel

Category
📺
TV