Tentuan të korruptonin policët rrugorë, pranga 2 shoferëve në Tiranë

  • 4 years ago
Dy drejtues mjetesh ranë në pranga në Tiranë, pasi për t?i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.


Në rrugën ?Ndre Mjeda?, policët kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu, në rrugën ?Konferenca e Pezës? është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale ?Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#Policia#TopChannel