La pasagjerët në aeroport pas pezullimit të licencës, drejtori i Aviacionit: 'Fly Ernest' iku

  • 4 years ago
TIRANE-Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një deklaratë për mediat lidhur me qytetarët që kishin prerë biletat, por kompania 'Fly Ernest' i la rrugëve deklaroi se pasditen e sotme u vendosën menjëherë tre avionë shtesë, ndërsa dy u nisën direkt drejt Veronës dhe Milano. Ai tha se stafi i kompanisë 'Fly Ernest' jo vetëm që nuk u përgjigjet qytetarëve, por është larguar nga aeroporti.

Keri theksoi se kompania ka detyrim që vijojë fluturimet normalisht deri në datë 13 janar, ndërsa ata që kanë prerë biletat pas kësaj dite duhet të rimbursohen. "Fly Ernest" i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, ndërkohë që Keri zbuloi se gjoba ndaj kompanisë e vendosur pak kohë më parë ende nuk është ekzekutuar për shkak të ligjeve shqiptare.