Duhani dhe rakia po konsumohen me shumicë në Kosovë

  • 4 years ago
Kosova renditet si vendi më i varfër i Evropës Juglindore, ku 34 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për konsum të alkoolit dhe cigares.


Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës në vitin 2019 Kosova ka shënuar rritje në importin e duhanit dhe alkoolit që konsiderohen edhe si produkte luksi.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se qytetarët e Kosovës vitin e kaluar kanë konsumuar 3 mijë tonë cigare, ndërsa për blerjen e tyre janë shpenzuar deri 250 milionë euro.

Sipas tij, duhani importohet kryesisht nga shtetet evropiane si Zvicra, Polonia, Gjermania dhe Italia.

Stavileci: Sivjet kemi rritje të importit të duhanit Video ?Sivjet kemi një rritje të importit, por trendi prapë se prapë është i njëjtë. Kosova brenda një viti shpenzon rreth 3 mijë tonë duhan, apo cigare të paketuar dhe mund të themi se trendi është përsëri i njëjti, jemi aty. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 2700 tonë brenda një viti, gjatë këtij viti janë pak më shumë janë 2800 tonë, pra kemi një rritje të lehtë të importit të duhanit?.Ne kemi shpenzuar rreth 170 milionë euro pagesë të taksave në aspektin e duhanit, derisa si vlerë totale e cila është shpenzuar për pagesë të taksave dhe për blerje të duhanit kalon 230 milionë euro. Që nënkupton që Kosova brenda një viti i shpenzon rreth 230 deri 250 milionë euro për duhan?, thotë Stavileci.

Edhe pse 95 përqind të popullatës janë të besimit islam, fe kjo e cila ndalon përdorimin e alkoolit, qytetrët e Kosovës nuk e përfillin edhe aq.

Në bazë të statistikave të Doganës së Kosovës në vitin që shkoi janë importuar më shumë se 3.7 milionë euro sasi të alkoolit.

Lloji i alkoolit të fortë kryesisht në Kosovë vjen nga Skocia e Anglia, kurse llojet e birrave importohen nga Gjermania.

?Ky vit paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 3.4 milionë euro importe, tani jemi rritur në shumën 3.7 milionë euro importe pra ka një trend të rritje të alkoolit, por nuk do thotë që kemi një trend në rritje të konsumit, por kjo është një rritje e çmimit të bursave ndërkombëtare të çmimeve në aspektin e prodhuesve të alkoolit?Kryesisht importi i alkooli bëhet nga vendet e unionit evropian prej prodhuesve të mirënjohur, mund të cekim se kemi importe të alkooleve të forta nga Skocia, nga Anglia, importe të birrave e cila vjen nga Gjermania gjithashtu kemi importe të shumta të verërave nga Franca, nga Portugalia apo Spanja?, u shpreh Stavileci.

Por konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit në shoqërinë kosovare po konsiderohet ndër veset më të rrezikshme, sidomos për shëndetin e të rinjve në Kosovë të cilët në moshën e hershme fillojnë konsumimin e këtyre dy produkteve.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti thotë për KosovaPress se në këtë klinikë dita-ditës po rritet numri i rasteve që kanë probleme me mushkëritë për shkak të konsumimit të duhanit.

Sipas saj, konsumi i hershëm konsumimi i duhanit është bërë një ves...