Stuhia e erës dhe temperaturat nën zero gjetën në çadra shumë banorë, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Zona e Ishmit është nga më të prekurat nga ky tërmet.
Një pjesë e mirë e banorëve kanë zgjedhur të ngrejnë çadrat para shtëpive që tashmë i kanë të pabanueshme.
Emisioni "BOOM" ishte sot pranë këtyre banorëve për ti pyetur sesi ka qenë jeta e tyre në çadër gjatë këtyre ditëve të acarta.
Çadra është strehë për këtë familje, me fëmijë të vegjël dhe një invalide.
"Më keq nuk ka. Çunin e kam çuar tre herë në spital se është ftohur. Edhe vetë kam qenë në spital se jam invalide. Një ndihmë nuk kam parë. Çadrën ma ka sjellë i plotfuqishme me forcë. 14 ditë kam qëndruar në makinë.Shtëpia është e pabanueshme. Unë këtu. Mbajmë hekurat me dorë se na pat marrë me vete era."