Austronautja britanike: Alienët ekzistojnë dhe ata jetojnë në mënyrë të padukshme në Tokë

  • 4 years ago
Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.


Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat britanike dhe jo vetëm dhe është bërë nga astronautja e parë britanike që ?shpërtheu në hapësirë?.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Helen Sharman, e cila ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991.Ajo aplikoi dhe u zgjodh ? duke mundur më shumë se 13,000 të tjerë ? pasi dëgjoi një thirrje për astronautë të mundshëm në radio, ndërsa po shkonte në shtëpi nga puna. Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, astronautja e lindur në Sheffield tha se jeta e jashtëtokësorëve mund të zhvillohet ?nën hundët tona?. Dr. Sharman, tanimë 56 vjeçe, i ka thënë Revistës Observer: ?Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë?.?Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës?. ?A do të jenë ata si unë dhe ju, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t?i shohim?. Veç kësaj, ajo ka folur edhe për udhëtimin e saj, duke thënë se kurrë nuk do ta harrojë shikimin e Tokës nga hapësira për herë të parë, duke thënë se nuk ka ?një bukuri më të madhe?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Alien#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended