Shfaqja madheshtore me 250 artiste ne skene

  • 4 years ago
Në programin ?Rudina?, pasditen e sotme ishte e ftuar prima balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ledia Sula. Ajo vjen në studio për të prezantuar një projekt shumë interesant që TKOB ka ndërmarrë, të ardhurat e të cilit do shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti.
Për balerinën e njohur, viti që lamë pak ka qenë plot vlerësime dhe risi. Gjatë këtij viti Ledia ka qenë e ftuar speciale në Itali disa herë, në periudha të ndryshme. Në një prej tyre është vlerësuar me çmim në datë 15 dhjetor në Siracuza të Italisë, me motivacion si çmim merite për kontributin që ka dhënë në vitin 2019 në Shqipëri.

Prima balerina mëson gjithashtu fëmijët e vegjël të kërcejnë dhe organizon shfaqje për ta. Ajo ka krijuar një brand veshjesh shumë interesant me veshje balerinësh sepse është frymëzuar nga nxënëset e saj të vogla, të cilat e shihnin si vishej në çdo shfaqje dhe e kopjonin të nesërmen. Në linjën e veshjeve përfshihen edhe veshje për të rritur.