Ora News - Astrologu: Në vitin 2020 do zhduket terrorizmi dhe do krijohet një qeveri e re botërore

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Astrologu i njohur shqitar Jofiel Koço ka qenë i ftuar në emisionin ?ThumbOn? në RTV Ora. Ai ka bërë disa deklarata të forta që askush nuk i dinte më parë. Gjithashtu ai tregoi se viti 2020 do jete një vit shumë i veçantë sepse Saturni dhe Jupiteri do takohen sërish pas 20 vitesh. Dhe kur takohen të dyja këto planete ka risi të mëdha.

Ai shprehet se terrorizmi do marrë fund dhe do lindë një doktrinë e re që quhet rendi i ri botëror.

?Jupiteri dhe Saturni janë dy planetet më të mëdhenj të sistemit tonë Diellor dhe takimet e tyre japin impakt shumë të madh në histori. Ata kanë një cikël prej 20 vitesh që takohen. Çdo 20 vjet ata takohen dhe japin një risi. Janë takuar në shenjën e demit në vitin 2000. Në atë vit u fut euro. Demi është shenja e financave dhe e parasë. Energjia elektromagnetike shndërohet në ngjarjen e dimesonit tonë të tretë.

Kanë kaluar 20 vjet nga viti 2000. Në 2020 kemi përsëri një takim të Jupiterit me Saturnin në shenjën e bricjapit. Janë takuar përsëri në një shenjë toke. Ky takim do te sjellë ato që quhen karakteristikat e bricjapit. Do sjellë një lloj finalizimi të një doktrine që quhet rendi i ri botëror, zhdukja e terrorizmit, zhdukja e pavarësisë së kombeve dhe krijimi i një qeverie botërore e cila monitoron gjithçka. Kjo ndodh sepse bricjapi është shenja e diktaturës, e vëzhgimit, kontrollit, pra ata kërkojnë një rregull dhe kontroll apsolut mbi njerëzit.

Kemi në prag luftën e Iranit e cila pa dalë janari mund të nisë, sipas disa parashikimeve që janë bërë. Shkatërrimi i Iranit është streha e fundit e terrorizmit në botë. Terrorizmi iranian do të marrë fund sepse bota duhet të shkojë drejt unifikimit të kombeve dhe kontrollit. Të mos ketë më akte egocentirke të kombeve që veprojnë për hesap të tyre?, shprehet astrologu.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/astrologu-shqiptar-ne-vitin-2020-do-zhduket-terrorizmi-dhe-do-krijohet-nje-qeveri-e-re-boterore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended