Mungesa e stafit anulon ndërhyrjet kirurgjike

  • 5 years ago
Ndërhyrjet kirurgjike nëpër Spitalet e vendit, shpeshherë anulohen në mungesë të instrumentareve. Unioni i Infermiereve alarmon se periudhën e fundit kjo situatë ka ndodhur shpesh si pasojë e mungesës së këtij profili në vend. Kuadrot e reja ikin jashtë vendit, ndërsa ata më të vjetrat dalin në pension. Në Maqedoni nuk ka drejtim të posaçëm për të studiuar këtë profesion, profilizimi i tyre bëhet pas mbarimit të Infermierisë, përmes trajnimit praktik. Nga Unioni i Infermierëve kërkojnë zgjidhje ligjore për statusin e tyre.

Recommended