Ora News - Vrasja e shqiptarit në Londër: Flamur Beqiri u qëllua me 5 plumba në sy të djalit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tabloidi britanik Daily Mail ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e 36-vjecarit shqiptar Flamur Beqiri i cili njihej në Londër vitet e fundit si producent. Duke e krahasuar ngjarjen me një skenar të filmave hollovudianë gazeta shkruan se vrasja ndodhi kur viktima po shoqëronte gruan e tij dhe djalin në shtëpinë e tyre prej 1.8 milion paund në një nga rrugët më të pasura në jug-perëndim të Londrës.

Një person i vetëm doli si hije dhe qëlloi të riun në sy të bashkëshortes dhe fëmijës.

Fqinjët dëgjuan pesë të shtëna, katër njëra pas tjetrës që goditën Beqirin në shpinë dhe një krismë tjetër pasi viktima ra përtokë dhe autori u afrua e qëlloi në kokë para se të arratisej.

Hetimet që pasuan vrasjen nxorën në pah faktin se emigranti me origjinë shqiptare kishte qenë një nga personat më të kërkuar në Suedi, i dyshuar si drejtues i një grupi droge të cilit i janë kapur sasi kanabisi me një vlerë 2 milionë paund.

Beqiri qëndroi shumicën e kohës në arrati derisa iu dorëzua policisë dhe më vonë u la i lirë pas një situatë të çuditshme ligjore që përfundoi me një dënim me kusht dhe një gjobë.

Pasi u lirua sipas policisë suedeze Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij rifilluan tregtinë e fitimprurëse të drogës por shpejt u përfshinë në një betejë për territore me grupet rivale turke që kontrollonin rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, deri në qytetin Malmo ku jetonte Flamur Beqiri.

Si pasojë e përplasjeve mes bandave disa nga njerëzit e shqiptarit u sulmuan dhe vitin e kaluar njëro prej tyre u vra.

Në këtë kohë 36-vjeçari u transferua në Londër pas dy kërcënimeve me vdekje në vitin 2015. pasi u vendos në britani ai frekuentoi ambiente VIP ndërsa një nga motrat e tij

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-e-shqiptarit-ne-londer-flamur-beqiri-u-qellua-me-5-plumba-ne-sy-te-djalit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp