Ora News - Zbardhet vendimi: Salianji bëri kallëzim të rremë për interesat e PD-së"

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon ish deputetin demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Në vendim thuhet se Salianji "u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së".

Jo vetëm kaq. Albert Veliu i njohur si Babalja u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit.

Sipas gjykatës stilolapsin përgjues ia ka dhënë Salianji.

?Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim? thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi mbyllet duke argumentuar se nga te gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti.

?Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbardhet-vendimi-salianji-beri-kallezim-te-rreme-interesat-e-pd-s

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp