Zhvendosja e banorëve nga hotelet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas akomodimit prej më shumë se një muaj në hotelet e zonës, tashmë për familjet e pastreha nis një sfidë e re. Ata duhet të lënë hotelet dhe të gjejnë shtëpi me qira. Por gjetja e një banese në Durrës duket se është kthyer në një mision të pamundur. Ali Topi është një prej banorëve të pastrehë që prej kohësh është në kërkim të nje shtëpie me qira, por deri më tani nuk e ka gjetur.Në të njëjtën situatë janë edhe shumë persona të tjerë. Një prej shkaqeve janë çmimet e rritura të qirave.Por ka edhe nga ata familjarë që kanë arritur të sigurojnë një të tillë. Sokol Llani thotë se i është dashur më shumë se një muaj përpjekje me miq dhe të njohur për gjetjen e saj.Pasiguria për gjetjen e një shtëpie me qira është tashëm problemi që po shoqëron çdo familje të pastrehë edhe në Krujë.Këto janë disa prej familjeve, që jetojnë në një nga palestrat e shkollës. Sipas tyre urdhri për të lënë ambientet është më datë 5 janar.Duke ju referuar të dhënave, banorët e Thumanës janë akomoduar në 2 hotele në Shëngjin, ndërsa ata të Krujës në ambientet e shkollave. Ndërsa janë me qindra familje të tjera kryesisht në Bubq që janë strehuar në çadra.

Category

📺
TV

Recommended