Ora News - Valdrin Pjetri nën akuzë, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës,Valdrin Pjetri, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Pjetri rrezikon dënimin deri ne tre vite burg si dhe mos ushtrim për një kkohë të caktuar të funksioneve publike. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar faktin se pas arrestimit në Itali ai kishte dhënë identitet të rremë, duke i ndryshuar emrit qëllimisht gërmën e fundit. Kjo ka vështirësuar identifikimin e tij deri në momentin e përpunimit të gjurmëve të gishtave.

Ish-kandidati për Kryebashkiak i Shkodrës,Valdrin Pjetri, do të përballet këtë fillim viti me drejtësinë.

Pas dërgimit të materialeve nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin ndaj tij për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pjetri nuk mund të konsiderohet zyrtar i lartë pasi nuk arriti ta merrte detyrën, dhe kjo e ka shpëtuar nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme iu deshën disa muaj për të vërtetuar se Pjetri rezultonte i dënuar në në Itali në vitin 2003, ku kishte edhe ishte debuar më pas nga ky shtet.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur për RTV Ora se shkak janë bërë të dhënat e tij për identitetin pasi në momentin e arrestimit Pjetri nuk i kishte dhënë ato të plota, duke u prezantuar me emrin Valdrim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/valdrin-pjetri-nen-akuze-prokuroria-e-tiranes-regjistron-procedimin-penal

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended