Report TV -Fishekzjarrët dhe kapsollat shkojnë në drejtimin e gabuar, djegin kishën në Kurbin

  • 4 years ago
KURBIN- Shënjestra e gabuar me fishekzjarre ka shkaktuar dëme në kishën ?I Shëlbuemi? në Zhejë, Kurbin.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton s në orën 03:45 të mëngjesit si pasojë e hedhjes se fishekzjarrëve nga disa banorë të lagjes është djegur një pjesë e Kishës. Zjarri është konstatuar nga roja, i cili ka njoftuar menjëherë zjarrfikëset të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo të lënduar.

Ky incident ka shërbyer për të kuptuar rëndësinë e ligjit që ndalon tregtimin dhe hedhjen e mjeteve piroteknike nga qytetarët. Megjithashtu, ashtu si kurse u raportua mbrëmjen e djeshme, dy qytetarë, një fëmijë 9-vjeç dhe një tjetër person rreth 60-vjeç, nuk iu bindën ligjit, por e pësuan pasi u plas kapsolla në duar.