Report TV -Me barkun e rrumbullakosur, Spiropali uron nga Durrësi

  • 4 years ago
DURRËS- Me barkun e rrumbullakosur dhe me një veshje përtej kostumit të politikanes, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka uruar shqiptarët me anë të një video mesazhi. Fokusi i këtij urimi padyshim ka qenë tërmeti i 26 nantorit që mori 51 jetë njerëzish dhe la dhjetëra familje në qiell të hapur. Në urimin e saj që zgjat rreth 1 minuta, Spiropali shprehet se 2020 do të jetë viti i rindërtimin dhe se ajo tragjedi na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat.

?Në këtë vigjilje të Vitit të Ri, dua t?ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja.
Ky vit ishte një vit i vështirë, tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish duke na dërrmuar shpirtërisht ?dhe kjo është koha për t?u ngritur të gjithë bashkë. Ky solidaritet i jashtëzakonshëm i treguar nga shqiptarët kudo, në çdo anë, këtu dhe jashtë kufijve, por edhe puna e jashtëzakonshme e heronjve tanë, Forcave të Armatosura, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, shqiptarë dhe të vendeve mike, na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat dhe 2020-ta mund të jetë viti i rindërtimit.

Category

📺
TV

Recommended