"E para që i jepet një individi"/ Rama i jep Luan Kapajt medaljen e artë

  • 4 years ago
Këto pamje të zjarrfikësit vlonjat Luan Kapaj duke shpëtuar jetë njerëzish nën rrënojat e këtij pallati në Durrës, do mbahen mend gjatë.


Lufta e tij me kohën në misionin e kërkim shpëtimit u kthyen shumë shprejt në simbolin e sakrificës dhe solidaritetit në ato ditë të errëta për Shqipërinë.

I ulur pranë dy njerëzve që pa të s?do i kishin parë më dritën e diellin, Luan Kapaj u nderua nga kryeministri Edi Rama.

?Sot unë dëshiroj që t?i jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, që në fakt është krijuar prej disa kohësh dhe që është dhënë për herë të parë trupave që na ndihmuan për kërkim shpëtimin, por është e para që i jepet një individi. Duke ia dhënë këtë medalje e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen. Jam shumë i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti që janë me mijëra, janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose as fare i shohim në vlerën dhe rëndësinë që kanë për punën që bëjnë. Të jam shumë mirë njohës dhe të falenderoj shumë për gjithçka?, i tha Rama.

Luan Kapaj është nominuar nga Top-Channel në sondazhin Personazhi i vitit 2019 rezultati të cilit do të mësohet mbrëmjen e 31 Dhjetorit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuanKapajt#Ediramaal#TopChannel