Ora News - Gjykata Kushtetuese merr në dorë teatrin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas 5 muajsh, Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Presidentit Ilir Meta për ta shpallur antikushtetues projektin e ndërtimit të Teatrit të ri në rrënoja e godinës së vjetër.

Më 22 janar Kushtetuesja në dhomë këshillimi do të diskutojë për prishjen e Tetarit Kombëtar dhe ndërtimit të godinës së re, por para ditës së seancës, Gjykata kërkon raport me shkrim nga institucionet e përfshira.

Bashkia e Tiranës, Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave, e Kulturës si dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë afat deri me 22 janar që të mbrojnë me argumenta me shkrim projektin për teatrin e ri.

Seanca e Gjykatës Kushtetuese në Dhomë Këshillimi do të jetë me dyer të hapura, e cila pritet t?i japë fund debateve prej më shumë se një viti të artistëve dhe bashkisë së Tiranës për prishjen ose jo të teatrit Kombëtar.

Që nga miratimi i projektit nga ana e parlametit, artistët kanë marrë në mbrojtje teatrin duke qëndruar fizikisht me turne 24 ore në godinën e Teatrit, ndërkohë edhe ditën e hënë kanë protetuar para Bashkisë së Tiranës për mungesë transparente nga ana e këtij institucioni.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjykata-kushtetuese-merr-ne-dore-teatrin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp