Mal i Zi/ Gjukanovic firmos ligjin problematik mbi fenë

  • 4 years ago
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic firmosi ligjin problematik mbi fenë pak pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan me forcë disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.


Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet tani në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit. Miratimi i këtij ligji u shoqërua nga bojkoti i deputetëve pro-serbë, si dhe përplasje të forta në sallë.

Veprimi i ligjvënësve opozitarë kishte të bënte me faktin se Serbia i nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të ligjit për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t?i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronat që administron.

Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë. Kisha Ortodokse serbe ? e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi ? pretendon se ligji do t?i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, ndaj planifikon të dërgojë një ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjukanovic#MaliZi#TopChannel