Koncesionari i sterilizimit/ Pagesat e buxhetit pritet të shkojë 18% më shumë se në 2018

  • 4 years ago
Pagesat e buxhetit për kompaninë koncesionare të sterilizimit në 9 muajt e parë të këtij viti kanë tejkaluar shumën që u pagua për të gjithë vitin e kaluar.


Një raport zyrtari ministrisë së financave, tregon se kostot e koncesionit të sterilizimit nuk ndalen duke u rritur me ritme shpërthyese nga viti në vit.

Sipas të dhënave të raportit, për gjithë vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë pagoi 1 miliardë e 625 milionë lekë ose 13.3 milionë euro për kompaninë koncesionare sani service. Por vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, pagesa ka arritur në 13.4 milionë euro, pra më shumë se sa gjithë viti i kaluar.

Sipas raportit, për të gjithë vitin 2019 pagesat e buxhetit për koncesionin e sterilizimit pritet të arrijnë në 15.7 milionë euro ose 18 për qind më shumë se sa një vit më parë.

Ministria e Shëndetësisë e justifikon rritjen e kostove që buxheti paguan për sterilizimin me faktin se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet e vendit kanë qenë më i lartë nga sa është parashikuar në kontratën koncesionare.

Në marrëveshjen e koncesionit është caktuar si tavan numri 63 mijë operacione në vit. Por vitin e kaluar në spitalet publike u kryen mbi 112 mijë operacione dhe për çdo tejkalim qeveria paguan lekë shtesë për privatin, pasi në marrëveshjen e koncesionit risku i kërkesës i është kaluar totalisht shtetit.

Koncesioni i sterilizimit ka hyrë në fuqi në 10 dhjetor të vitit 2015. Kompania private Sani Service ka investuar në total 12.3 milionë euro për të modernizuar shërbimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike, ndërkohë që vetëm në një vit buxheti I paguan asaj mbi 15.5 milionë euro.

Dosja e këtij koncesioni është kallëzuar nga nisma thurje në Strukturën e posacme antikorrupsion, që ndryshe njihet si SPAK, me pretendimin se ka abuzime të rënda financiare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaeFinancave#Sterilizimi#TopChannel

Recommended