Ora News - Durrësi pas tërmetit, askush nuk do të jetojë në zonën e plazhit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Me dokumente në duar që vërtetojnë se kanë mbetur të pastrehë, me dhjetra banorë të Durrësit vijojnë të enden nga një zyrë në tjetër për të siguruar një çati para ndërrimit të viteve.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga tërmeti i nëntorit ata thonë se nuk e kanë përfituar ende bonusin e qirasë dhe po ndeshen me shumë burokraci nga institucionet.

Çadrat janë e vetmja mundësi strehimi por në to e kanë të vështirë të qëndrojnë për shkak të temperaturave të ulta.

"Kemi oferta në zonën e plazhit por asnjë nuk pranon të shkojë në atë zonë." thotë një agjente imobilare.

Agjentët imobilare thonë se shumë banorë kanë nxjerrë në shitje shtëpitë me çmime shumë më të lira se para nëntorit.

"Nje banor ka ulur çmimin e banesës me 10 mijë euro, nga vlera e parë"

Në Durrës, tërmeti shkaktoi 23 viktima dhe la të pastrehë rreth 10 mijë familje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durresi-pas-termetit-askush-nuk-do-te-jetoje-ne-zonen-e-plazhit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended