Stop - Nikel/ Familja me 6 persona fle ne hambarin e barit! (27 dhjetor 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Jemi ndalur në fshatin Buran, rreth 6 km larg komunës së Niklës, një zonë e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. Vjollca Tufa tregon, se që nga dita e tërmetit, ajo jeton në hangarin e barit bashkë me familjen e saj, që përbëhet nga 6 persona. Ata kanë kërkuar cadër, pasi nuk mund të jetojnë aty dhe iu është thënë, se cadra s?ka. Nxënësit e shkollës Fiqiri Baltëza në Elbasan kanë dhënë 133 mijë lekë për këtë familje.Ndërsa gazetarja e ?Stop? i është drejtuar njësisë administrative Nikël. Besnik Deliu, administratori i njësisë thotë, se nuk kanë cadra për momentin, por pritet të vijnë. Ndërsa përsa i përket inspektimit, nuk kanë shkuar, pasi dy grupet janë në terren. Por meqë emisioni Stop shkoi atje, administratori tha, që do të shkojë, që atë moment bashkë me administratorin dhe arkitekten Xhoana Mihalaj. Arkitektja thotë, se shtëpia është e pabanueshme dhe duhet rikonstruksion i catisë dhe i një pjese të mureve. Për momentin, do të presin cadrën.