Ora News - Shkresa "anulohen operacionet" fut në sherr spitalin me PD

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Një shkresë e bërë publike dhe një denoncim i ish deputetit demokrat Bardh Spahia, bëri që spitali rajonal i Shkodres të vihej në lëvizje.

Ky institucion me një vendim të datës 26 dhjetor, kishte vendosur anullimin e operacioneve prej datës 30 dhjetor deri me 6 janar 2020, me argumentin e mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të shërbimit mjekësor në periudhën e festave të funvitit. Por për selinë blu kjo ndodh si pasojë e tejkalimit të buxhetit nga koncensioni i sterilizimit.

?Ju njoftojmë se për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për peridhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 lind nevoja të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për peridhën 30 dhjetor 2019 dhe deri në 06 janar 2020" shkruhet ne dokumentin i cili i është drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë - Gjinekologjisë.

Ora News disponon dokumentin që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori I shërbimeve klinike, Agustin Suma.

Krejt qëndrim të kundërt ka drejtori i spitalit Ardian Dajti që kërkesa është keqkuptuar dhe një vendim i tillë merret cdo vit në dy periudha të ndryshme të vitit.

Dajti thotë se në një ditë normale mund të jenë rreth 5 apo 6 operacione të planifikuara. Ndërsa pezullimi i tyre nuk bëhet për shkak te mungeses së mjekeve të urgjences

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/spitali-i-shkodres-ska-mjeke-anulon-operacionet-deri-me-6-janar-2020

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp