Personazhi i vitit, si u be Luljeta Bozo inxhiniere

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
?Fizikën e kam pasur shumë qejf edhe në rininë time kisha qejf të isha gjeologe pasi kisha shumë qejf të ngjitesha malit. Këto ishin ëndrrat e rinisë. Në kohën tonë nuk para shpreheshin shumë dëshirat, caktoheshin. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishin dy studente shqiptare në institutin e arkitekturës në Moskë. Në atë kohë këtu nuk përgatiteshin arkitektë. Është për të qeshur se unë që shkova për arkitekturë nuk dija të bëja vizatim, fare po fare. Edhe vizatimin teknik në shkollë ma bënte vëllai se ai kishte mbaruar poltikenikumin dhe ai më bënte vizatimet. Por aty ishte marrëveshje që ne do të shkoni atje, bënim apo jo. Në na dhanë kokën e Apollonit ta vizatonim për 4 orë. Ne rrinim shikonim njëra tjetrën dhe qeshnim se çfarë do bënim. Nuk dinim? Kur sa iku ai instruktori vijnë studentët e vitit të tretë. Ne rusishten e dinim shumë mirë, sepse gjuhë ruse në shkollën e mesme na i bënte një ruse. Erdhën ata, pam pam? Për tre minuta dhe shkuan në punën e vetë. Vjen instruktori pas gjysmë ore: Shumë mirë vajza tha, e keni bërë shkëlqyeshëm. Ne drejt e drejt: nuk e kemi bërë vetë! Ai bëri sikur nuk dëgjoi. Na merr ai ato vizatimet e tona na çon tek Zv.dekani. Edhe ky tha shumë mirë i keni vizatuar, ne po i thamë prapë nuk i kemi bërë vetë. Nuk ka problem tha, ju do ti mësoni të gjitha këto dhe kjo ishte kaq e vërtetë sa që njeriu kur do i mëson që të gjitha. Unë që nuk dija të vizatoja as një kokërr mollë, në fund të vitit të parë punën time e mbajtën si vizatimin më të mirë të grupit?.