Report TV - Ndotje, mbeturina, plastikë... Çfarë sjellin reshjet e shiut në Liqenin e Fierzës

  • 4 years ago
KUKES- Reshjet e shiut kanë rikthyer sërish fenomenin e ndotjes në Liqenin e Fierzës.  Sipërfaqja e liqenit në pjesën e Drinit të Zi është mbuluar me materiale plastike, shkurre, drurë dhe rrënjë pemësh. Sasia e mbetjeve që ka mbuluar liqenin e Fierzës është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe, ndërkohë që ende nuk ka ndërhyrje nga ana e autoriteteve për pastrimin e tij, kjo për shkak të mungesës së mjeteve në funksion të pastrimit.

Nga ana tjetër reshjet kanë përmirësuar ndjeshëm edhe situatën hidrike, duke rritur prurjet deri në 30 metër kub ujë në sekondë. Liqeni artificial i Fierzës është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës, i cili shërben si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje.