Wake Up/ E vërteton shkenca, të kalosh festat me vjehërrinë shton stresin

  • 4 years ago
Të kalosh festat e fundvitit me vjehërrinë, në vend se me familjen tënde të ngushtë, është një faktor rreziku më shumë për depresion dhe stres psikologjik. Të paktën kështu konfirmon një studim i fundit Universitetit të Amsterdamit, i publikuar në Revistën Mikrobioma Humane (Mikrobioma është popullata e përgjithshme e mikro-organizmave që jetojnë brenda dhe në trupin tonë).
Kërkuesit shkencore po mundoheshin të vërtetonin shkencërisht disa rezultate të publikuara më herët, për të zbuluar mekanizmin që shkaktonte efekte në shëndetin tonë psikologjik dhe mendor. Që prej vitit 2014 shumë zbulime janë bërë përsa i përket mikrobiomës dhe posaçërisht efektit të disa bakterieve në zorrë. ?Ka prova të qarta se mikrobiota instetinale është një ndërmjetës i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe atë mendor?, thuhet në studim.
Eksperimenti i kryer për këtë rast i ndau në dy grupe personat e marrë në studim: Ata që i kishin kaluar festat me familjen e tyre të ngushtë dhe ata që i kishin kaluar me vjehërrin dhe familjen e gjerë. Ata morën morën nga të gjithë të intervistuarit, para dhe pak ditë pas festave (eksperimenti në 23 dhjetor 2016).
Pas ekzaminimit të mostrave, rezultoi se mostrat nga zorrët e marra pas festave, kishin një diferencë të madhe mes dy grupeve të testuara, lidhur me shtatë specie bakteriesh që rriten në zorrët tona. Posaçërisht, nivelet e bakterit ?Ruminocoçus? ishin shumë më të ulët në grupin që i kishte kaluar festat me vjehërrinë. Ky lloj mikro-organizmi është tejet i rëndësishëm përsa i përket nivelit të stresit psikologjik dhe depresionit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Category

📺
TV

Recommended