Report TV -Opera mbyll sezonin me grand gala vjeneze në Pallatin e Kongreseve

  • 5 years ago
Shfaqja e fundit e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe për këtë vit është ?Le të vallëzojmë?. Koreografi Renato Zanella sjell grand galanë vjeneze nën dirigjimin e Ernst Theis në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë. Drejtoresha Zana Çela në një prezantim për mediet bën apel për më shumë bashkëpunim dhe dashuri mes njerëzve, prandaj edhe këto të ardhura do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë, si një mesazh shprese për ta

?Është bërë traditë tashmë, përgjatë gjithë historisë së tij, që teatri i Operës koncertin e fundit të tij, ia dedikon publikut si mesazhin e tij dhuratë për ta. Në mënyrë të veçantë vjen edhe si një mesazh optimist për jetën, dashurinë që duhet të kemi për njëri-tjetrin. Por edhe ndihmën që ne i japim njëri-tjetrit për të ndërtuar edhe rindërtuar jetën. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë në shërbim të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, për të rindërtuar jetët e tyre?, shprehet Zana Çela.