Llaskarca, familjarët: Shkaktarët të dënohen për vrasje

  • 5 years ago
Familjarët e viktimave të aksidentit me autobusin e ?Durmo Tours?-it në afërsi të Llaskarcës, kërkojnë që 6 të akuzuarit të gjykohen për vrasje dhe jo për aksident trafiku. Sipas avokatëve të tyre, kërkesa është dorëzuar në Prokurorinë Publike dhe Këshillin Gjyqësor që lënda të rikualifikohet, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë. Familjarët shprehën indinjatë edhe në seancën e sotme, madje me lot në sy tregojnë ankesat para kamerave. Babai i Boban Avromovskit, njërit prej viktimave në këtë aksident thotë se të dyshuarit duhet të dënohen si bandë kriminale që kanë marrë jetë njerëzish.