Kuvend, ligj për regjistrimin e personave “fantom”

  • 5 years ago
Personat ?fantomë? do të evidentohen në Regjistër të posaçëm amë dhe do të gëzojnë të drejtat e tyre si qytetarë të vendit. Kjo do të mundësohet përmes Propozim ligjit për personat e paevidentuar në librin amë, i cili mori dritë të gjelbër nga Komisioni parlamentar për çështje Evropiane. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me zgjidhjen ligjore personat pa kurrfarë dokumenti identifikimi do të gëzojnë më shumë të drejta. Ndërkohë organizatat joqeveritare vlerësojnë se numri i personave ?të padukshëm? është shumë më i madh dhe shkon në 1500 vetë. Me miratimin e Ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve, personat të cilët nuk figurojnë në sistemin e shtetit, do të regjistrohen në libër amë të posaçëm, që të mund të marrin certifikata dhe dokumente identifikimi. Ligji i përfshin personat të cilët jetojnë ose kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, por që nuk janë regjistruar në librin amë, ndërsa nuk janë të regjistruar as si të huaj me qëndrim të rregulluar sipas ligjit.