SHBA kundër gazsjellësit rus/ Kërkon ndaljen e menjëhershme të Nord Stream2

  • 5 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2020, duke e shndërruar në ligj, e ky legjislacion ka dhe një dispozitë që sanksionon gazsjellësin rus Nord Stream2.


Rusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes Rrjedhës veriore 2, por kjo nuk i pëlqen Amerikës. Përmes këtyre sanksioneve, Trump po përpiqet ta bllokojë gazsjellësin në metrat e fundit. Dispozita kërkon që të ndalohet puna ?menjëherë? ose do të ketë sanksione, përfshirë ngrirjen e aseteve.

Projekti me vlerë prej 11 miliardë dollarë është vetëm pak javë drejt përfundimit dhe analistët janë të ndarë nëse marrja e masave shtrënguese në një fazë kaq të vonë, do të arrijë ta ndalojë atë vërtet. Alleseas Group, një kompani me seli në Zvicër që po punon në segmentet e fundit të tubacionit prej 1,230 kilometrash, njoftoi se i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj dhe është në pritje të miratimit të ligjit. Rrjedha Veriore 2 kundërshtohet më forcë nga SHBA-ja, pasi Uashingtoni beson se prej tij, Europa do të thellojë varësinë nga energjia ruse dhe do t?i japë Kremlinit fuqi më të madhe mbi shtetet e Europës Lindore. Argumenti tjetër I fortë kundër tubacionit është se dobëson gazsjellësit e tjerë alternativë dhe shtetet që tradicionalisht kane qenë vende tranziti.

Ndërsa vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ai rrit sigurinë e furnizimit në Europë dhe sjell çmime të leverdisshme për konsumatorët krahasuar edhe me gazin e lëngshëm nga Amerika, i cili është më i shtrenjtë. Gjermania, që është pjesë e projektit, deklaroi thënë se ky vendim nuk do ta prekë shtetin gjerman, por kompanitë private.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NordStream2#SHBA#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended