Ora News - Heronjtë e tërmetit të 26 nëntorit, dekorohen 11 policë e zjarrfikës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë të cilët arritën të shpëtojnë jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë treguar me emocion përballjen me fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë. 11 punonjës u dekoruan për punën e vështirë në ditët e tërmetit ndërsa ata rrëfyen eksperiencën e ndërhyrjes nën gërmadha në Durrës dhe në Krujë në misionin e vështirë edhe për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme. Një prej policëve të vlerësuar tha se ai dhe kolegët e tij punuan sikur të kishin familjarët e tyre nën rrënoja.

Forcat speciale të policisë dhe zjarrfikësit ishin në vijën e parë të përballjes me pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit duke luftuar me mjete rrethanore për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. Efektivi i FNSH-së Shkodër Artur Duli dhe kreu i zjarrfikës Kavajë Endri Kraishta ishin mes forcave të emergjencës që u vlerësuan për përpjekjet që bënë për shpëtimin e qytetarëve. Efektivi i policisë së Shkodrës tregon se në orën 5 të mëngjesit ka mbërritur bashkë me kolegët në Thumanë ku ka arritur të shpëtojnë 3 jetë, dhe fatkeqësisht të nxjerrin nga rrënojat edhe 7 qytetarë të vdekur.

Artur Duli: Kemi bërë evakuimin e të gjithë njerëzve, kemi dhënë ndihmën e shpejtë. Duhet të vazhdonim punën, të nxirrnim njerëz të gjallë. Kemi shpëtuar 3 persona dhe kemi nxjerrë mbi 7 viktima.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/heronjte-e-termetit-te-26-nentorit-dekorohen-11-police-e-zjarrfikes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp