Vjedhja e depos së armatimit në 'Pashaliman' gjykata dënon me burg 3 ushtarakë

  • 5 years ago
Vjedhja e një sasie armatimi dhe municioni nga depoja ushtarake në bazën e Flotës Luftarake Detare ?Pashaliman?, ka sjellë dënimin e katër efektivëve, që u morën të pandehur me procedurën e gjykimit të shkurtuar, duke përfituar uljen e dënimit në masën 1/3.

 ?Shqiptarja.com? mëson se vendimi është marrë në 5 dhjetor 2019 nga gjykata e Vlorës, ku gjyqtarja e çështjes Viola Canaj, deklaroi fajtor dhe dënoi me 16 muaj burgim Ardit Ramaj, për akuzën e ?Shkelja e rregullave të shërbimit të rojës në depot e armatimit me pasoja të rënda?. Me 16 muaj burgim dhe për të njëjtën akuzë është dënuar dhe ushtaraku tjetër i bazës së Pashalimanit, Lesko Ramosaço. Ndërkohë me 20 muaj burgim është dënuar Ervist Memsullaj, ndërsa me 12 muaj burg është dënuar ushtaraku Edlir Nelaj. Për këtë të fundit gjyqtarja e çështjes ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e vuajtjes së dënimit me burg, duke ja konvertuar këtë masë dënimi me 200 orë punë të detyrushme, në interes publik pranë Bashkisë Vlorë.

Dosja penale është administruar dhe hetuar nga prokurorja e çështjes Elona Alvora, e cila në muajin Janar 2019 urdhëroi arrestimin e katër ushtarakëve, pasi konstatoi se ishin pikërisht ata personat përgjegjës për rrethanat e vjedhjes së automatikëve, fishekëve, granatave dhe 700 plumbave të llojit pistoletë TT, nga depoja e bazës ushtarake ?Pashaliman?.

Në materialin që prokuroria ka referuar në gjykatë, thuhet se autorët kanë shkallmuar zgarën metalike të depos duke shkëputur kunjat nga muri për t?u futur brenda duke marrë armatimet. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë të vlefshme që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje, por që ende nuk është bërë identifikimi i tyre. Ndërkohë në anën e jashtme të gardhit rrethues, poshtë rrugës është gjetur një armë luftarake tip ML model 56 me nr.1600288, në gjendje të rregullt të padëmtuar dhe disa fishekë që u kanë rënë, autorëve në ikje e sipër.

Category

📺
TV

Recommended