Mark Palnikaj: Rikthimi i Bogdanit, 330 vjet pa varr! Osmanët i shkulën eshtrat dhe ua hodhën qenve

  • 5 years ago
Pjetër Bogdani, misionar katolik, dijetar e patriot i madh, 330 vjet nga vdekja e tij kishte ngelur pa varr. Mark Palnikaj në një intervistë ekskluzivisht për Report tv, rrëfen historinë e jetës së tij, të përzier me lavdinë dhe tragjedinë e kombit, një jetë që e kaloi përmes fitoreve dhe trazirave të kryengritjeve shqiptare për çlirimin nga sundimi osman.

?Prijësi ynë, imzot Bogdani, gjithë kohën ishte në krye të kryengritjeve të arbërorëve. Në Prishtinë forcat vendëse e dëbuan ushtrinë tartare dy herë. Vendasit luftonin për jetë a vdekje, sepse e dinin çfarë i priste, po u futën tartarët e turqit në qytet. Herën e parë, kur tartarët e rimorën qytetin, masakruan burra e gra, vranë pleq e fëmijë e dogjën gjysmën e qytetit. Kështu,kësaj here, kjo farë e keqe u dëbua përtej Grykës së Llapit.?, - shkruanin kronikanët e kohës