Bilanci/ Rama-ambasadorëve: Faturën mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj

  • 5 years ago
Kryeministri Rama u shpreh se ende Shqipëria nuk e ka një bilanc financiar për dëmet e tërmetit tragjik, por iu drejtua ambasadorëve duke u thënë se këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. "Ende nuk e kemi një bilanc të dëmeve, po punojmë duke bërë verifikimet dhe duke formuluar faturën. Fatura është e lartë dhe besoj që ndani edhe ju me mua, që këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera.